Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza socialistëve: Po mbroni Vuçiçin që e ka vendin në Hagë, Edi Rama vasal i tij


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama e deputetët e PS-së se po mbrojnë presidentin serb Vuçic në rezolutën e paraqitur për gjenocin serb në Bosnjë.

Në fjalën e tij ai tha se protestat që nisin sot do ndalojnë vetëm kur Edi Rama të rrëzohet nga pushteti.

Berisha tha gjithashtu se vendi i presidentit serb Vuçiç është në Hagë.

“Sot vendi im mund të ishte kudo tjetër por jo në këtë Parlament i cili është një nga shkaqet më madhore të revoltës popullore që nis në shkallet e kryeministrisë dhe ndalet vetëm në rënien e regjimit të Ramës. Gjenocidi si forma më e rëndë e krimeve kundër njerëzimit nuk mund të mos më sillte mua këtu për të dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak. Pasi refuzuat një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët këtu një rezolutë e cila është një rezolutë e njerëzve zemërthyer, e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Nga njëra anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit Sllobodan Millosheviç dhe sivllaun e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Si mund ta bëni këtë kur në të gjitha mediat e botës ekziston deklarata në Parlament e Vuçiç i cili udhëzon dhe zotohet se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga. Ju flisni për vrasje në Kosovë dhe jo për gjenocid. Nuk keni qenë në gjendje as të merrni rezolutën e parlamentit europian. Kreu juaj është shndërruar në një vasal të Vuçiçit.” – tha Berisha.