Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima dhe 123 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2258 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 123 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste  në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll,  Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç.