Vendosni fjalën kyçe....

Inxhinierët në protestë kundër projektligjit për Urdhrin e Inxhinierit: Koncension i pastër që i jepet një grupi njerëzish


Paraditen e kësaj të mërkure një grup inxhinierësh për Urdhrin e Inxhinierit.

Inxhinierët kanë dalë në protestë këtë të mërkurë kundër projektligjit të propozuar nga maxhoranca për Urdhrin e Inxhinierit.

Ata kanë protestuar pranë kryesisë së Kuvendit, para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku do të diskutohet ky projektligj.

Protestës i është bashkuar edhe deputeti demokrat Lefter Gështenja.

“Me këtë projektligj kërkohet të kapet një ndër institucionet më të rëndësishme, licensimi inxhinierëve të ndërtimit, një nga fushat prioritare të ekonomisë.

Ky nuk është projektligj për Urdhrin e inxhinierëve por koncension i pastër që i jepet një grupi njerëzish për të licencuar personat juridikë apo fizikë. Keqardhje që s’janë ndërgjegjësuar githë inxhinierët, nëse do e dinin çfarë i pret nëse larg qoftë miratohet ky projektligjj do ishin këtu.”– tha Gështenja.

Sipas tij ky projektligji është antikushtetues.

Projektligji u propozua nga deputetja e PS-së, Luljeta Bozo dhe përmes tij kërkohet ngritja e Urdhrit të Inxhinierit, siç është ai i Farmacistëve, Stomatologëve.

Sipas projektligjit, pas një viti nga miratimi i tij të gjithë inxhinierëve aktualë u bie licenca dhe duhet të rilicencohen tek Urdhri i Inxhinierëve.