Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit


Pacientët dhe personeli mjekësor kanë dalë jashtë të tmerruar nga spitali i Fierit, pasi kati i parë i tij është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pak më herët, ku zjarri ka rënë në sallën e grafisë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të dëmtuar.”– bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Mjeku imazherist, Aristotel Kusta, tregon shkaqet nga mendon se nisi zjarri.

“Quhet lavatriçe e larjes së filmave, që ka bërë masë. Flakët ranë përpara një ore. Bëri masë dhe shkaktoi flakë dhe aty kishte edhe rafte të larjes së filmave. Janë dëmtuar materiale. Pajisjet kanë dalë jashtë funksionit.”- tha mjeku.