Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Kryemadhit: Provat e tjera për aferën e inceneratorëve do i dorëzojmë në SPAK, ka fatura pafund të Klodian Zotos


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka deklaruar sot se SPAK duhet të zbardhë aferën e eavzionit fiskal 189 milionë dollarësh ku janë të përfshira kompanitë e lidhura me inceneratorët e kompani të tjera që kanë fituar tendera publikë në vend.

Në një deklaratë për mediat ajo akuzoi kryeministrin Rama se kja gënjyer në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Kryemadhi  tha gjithashtu se do dorëzojë të tjera prova në SPAK. Sipas saj, ka fatura pafund të kompanisë Integrated Energy Services të Klodian Zotos e 24 kompanive fiktive të lidhura me të që kanë bërë evazion fiskal dhe se të gjitha provat do dërgohen në SPAK, të cilit i bëri thirrje të zbardhë atë që e quajti krim financiar.

“Rama gënjeu në komisionin hetimor ku tha se ka një investim prej 128 milionë eurosh. Kjo është një histori që SPAK-u do ta zbardhë nuk mund t’u jap fatura deri në momentin që do të dërgoj në SPAK me qindra mijëra fatura. Po ju nxjerr një kompani ku ju ka shitur Integrated Energy Services, të gjitha janë fatura që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, janë fatura që janë në sistemi fiskal. Siç janë këto fatura që janë për nja 4-5 milionë lekë të reja, apo edhe më shumë, ka fatura pafund të Klodian Zotos, të Integrated Energy Services, të Klodian Zotos që janë faturuar te këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal që në fakt është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit. Janë grabitur para që kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorët. Këtu do të jemi, do jemi përsëri prezent me fakte të reja, dokumente të reja. Të nderuar inceneraroistë, fusha e betejës sonë është SPAK-u, do të dorëzojmë të gjitha dokumentat në SPAK. Edi Rama nuk mund të vjedhë 180 milionë dollarë me faturë me fakte, për të blerë çdo gjë që i duhet të largojë vëmendjen nga korrupsioni.’ – tha Kryemadhi.