Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Kryemadhit: Klodian Zoto ka bërë pjesën dërrmuese të evazionit fiskal 189 milionë dollarësh, pjesa tjetër u përket kompanive të ndërtimit


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi pohoi sot se nga 189 milionë dollarë evazion fiskal nga kompanitë e inceneratorëve dhe të ndërtimit, 139 i përkasin 24 kompanive të Klodian Zotos.

Ndërsa pjesa tjetër e kompanive janë ato kanë marrë pjesën dërrmuese të punëve publike e kontratave të koncesioneve në vend.

Ajo tha se skema masive e evazionit ishte zbuluar teksa po verifikoheshin kompanitë e Klodian Zotos e më pas në skemë ishin futur edhe të tjera kompani të njohura në vend që sipas saj kanë përfituar pjesën më të madhe të kontratave publike.

“Evazioni i Klodian Zotos ishte kryer me 24 kompani që kishte në zotërim. Zoto i kishte faturuar çiftit Përlala disa milionë dollarë në komaninë që kishte bërë blerje 18 milionë dollarë e shitje 19.5 milionë dollarë në fruta e perime. Rezulton se pjesa më e madhe e faturave të këtyre 24 kompanive janë kompani kullash e grataçelash, kompani që bëjnë punë publike, shkolla, spitale etj. Janë edhe kompani ndërtimi. 139 milionë dollarë evazion fiskal dhe 59 milionë dollarë të tjera që kanë fituar punët publike, që bëjnë kilometrin e rrugës 20 milionë euro.” – theksoi Kryemadhi.