Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin, plagosen rëndë dy persona


Një aksident ka ndodhur në Vlorë në orët e para të mëngjesit.

Një mjet që drejtohej nga një 35-vjeçare me iniciale A.P. është përplasur me një motoçikletë me të cilët udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar.

Këta të fundit janë lënduar e janë dërguar në spitalin e qytetit për mjekim.

Njoftimi

“Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”