Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja me Newcastle nuk ia siguron Milanit kualifikimin në Ligën e Kampionëve, PSG-në e shpëton barazimi


Ac Milan ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Newcastle, por që nuk i ka mjaftuar për ta vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje 1:2 anglezët falë golave të Pulisic dhe Chukwuezes.

Megjithatë, Milan nuk ka arritur të zërë vendin e dytë dhe mbetet i treti me tetë pikë, aq sa ka edhe PSG në vendin e dytë, por rezultati më i mirë në ndeshje direkte e ka kualifikuar ekipin francez.

Kualifikimin në këtë grup e siguroi edhe Dortmund si i pari me 11 pikë.

Kurse, në pozitën e fundit ka mbetur Newcastle me vetëm pesë pikë.

Kjo renditje e dërgojnë Milanin në Europa League.