Vendosni fjalën kyçe....

Newcastle hyn në garë për blerjen e Armando Brojës


Newcastle United raportohet se ka shprehur interesim serioz për Armando Brojën.

Sipas gazetarit nga “CBS Sports”, Ben Jacobs, klubi anglez po shqyrton seriozisht një ofertë për sulmuesin shqiptar.

Newcastle po synon që sa më shumë të përforcohet për sezonin e ardhshëm, pasi synon daljen në Evropë.

Por, Newcastle United përballet me një konkurrencë të fortë në garën për transferimin e Brojës.

Sipas Jacobs, 20-vjeçari është ende objektivi kryesor i klubit tjetër anglez, West Ham United.

Ajaxi e Napoli gjithashtu kanë shprehur interesim për lojtarin, i cili së fundmi regjistroi një sezon të mirë si i huazuar te Southamptoni. Edhe Leicester City thuhet se po monitoron gjithashtu situatën.

Ndërkohë, plani i Chelseat për Armando Brojën nuk ka ndryshuar. Trajneri, Thomas Tuchel dëshiron të vlerësojë lojtarin në përgatitjet para-sezonale.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.