Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjedhje më 13 tetor”, çfarë u tha Basha në mbledhje aleatëve


Zbardhet takimi i fundit i kryetarit të PD-së Lulzim Basha me aleatët. Në këtë takim, mësohet se Basha u ka thënë aleatëve se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”, janë fjalët e Bashës.

Pas kësaj mbledhjeje, aleatët e Bashës kanë dalë me një kërkesë për KQZ-në ku i kërkojnë nisjen e procedurave për mbajtjen e zgjedhjeve të 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti i vendit Ilir Meta, për zgjedhjet locale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *