Vendosni fjalën kyçe....

Arsenali fiton ndaj Evertonit dhe thellon diferencën në krye të Premierligës


Arsenali ka shënuar fitore bindëse ndaj Evertonit në shtëpi me rezultat 4:0 në ndeshjen e prapambetur e javës së shtatë në Premierligë.

Bukayo Saka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë Martinelli dyfishoi epërsinë.

Epërsia vazhdoi të thellohej edhe më shumë kur Odegaard shënoi për 3:0 në minutën e 71-të.

Në të 80-tën, Martinelli realizoi për rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, “Topçinjtë” tani shkojnë në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër, Evertoni mbetet në zonën e rrezikshme me 21 pikë të grumbulluara pas 25 ndeshjeve.