Vendosni fjalën kyçe....

I riu nga Elbasani shkon në spital dhe thotë se është rrëzuar, por në makinë i gjenden doreza, kapuç, matrapik e varre hekuri



Një i ri nga Elbasani ka shkuar në spital pas mesnatës, pasi kishte marrë dëmtime në krah.

Mjekët e Elbasanit e kanë drejtuar atë për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

22-vjeçari më inicialet D.K, u ka thënë mjekëve se ishte rrëzuar, mirëpo janë ngritur dyshime se nuk ka qenë kështu. Gjatë kontrollit në makinën e tij policia ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri. Këto mjete ai dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje.

“Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen ‘Teqe’, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.”– thuhet në njoftimin e Policisë.