Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet grupi kriminal i prostitucionit në Itali, arrestohet dhe një shqiptar


Policia italiane ka arritur të ç’montojë një grup kriminal në fushën e prostitucionit në Itali.

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale si shfrytëzim prostitucioni, kërcënim, favorizim i krimit, si dhe kërcënime të rënda. Për rastin u arrestua Rudolf Pengili, i njohur si “Rudy” ose “Il Pelato”, i lindur në 1972 në Shqipëri, u arrestua në shtetin italian.

Tre anëtarët e tjerë të bandës së prostitucionit janë rumunë dhe arresti i tyre është kryer në Rumani dhe Gjermani. Në total për këtë  rast janë referuar materialet gjyqësore kundër 19 personave.

Hetimet nisën në vitin 2015, kur një grua rumune u ankua te policia italiane se ishte kërcënuar dhe përdhunuar nga një bashkëkombas. Ajo u shpreh se ai donte të përfitonte nga aktiviteti i saj.

Pas kësaj, policia italiane filloi hetimet deri në ç’montimin e bandës kriminale.