Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja me “Toyota” përplas motorin në Vlorë, humb jetën 69-vjeçari



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se një grua e cila ishte duke drejtuar një makinë “Toyota” ka përplasur një motor, me të cilin udhëtonte 69-vjeçari me inicialet R. H. Për fat të keq ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

“Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip ‘Toyota’ me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.”– bën me dije Policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.