Vendosni fjalën kyçe....

Arrestim spektakolar i bashkëshortit të Angela Martinit, që po pushonte në Mykonos me “para të vjedhura”


“Protothema.gr” në një artikull të saj të ditës së sotme ka shkruar për arrestimin e dy personave që ishin në Mykonos dhe bënin jetë “Dolce Vita”, duke shpenzuar mijëra euro në restorante të shtrenjta dhe bare të plazhit.

Dhe njëri nga ata sipas kësaj media është Dragos Savelescu, i cili është dhe bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Angela Martinit, shkruan “Tema.net”.

Saveluscu në fillim të vitit 2019 u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim në total prej 114 milionë eurosh së bashku me ish-kryebashkiakun Radu Mazăre.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore ai u arratis në Itali, konkretisht në Napoli.

Por ditën e djeshme Roja Bregdetare në Mykonos së bashku me zyrtarët e Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Dragoș Savulescu kërkohej dhe nga Interpoli pas një urdhëri të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Thuhet se Săvulescu nuk i rezistoi arrestimit.