Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Elbasan tenton t’i japë fund jetës, hidhet nga kati i 3-të i pallatit


Një djalë i ri ka tentuar t’i japë fund jetës mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Ngjarje e rëndë ka ndodhur  në lagjen “Haxhias” rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ku 29-vjeçar është vetë hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte. Ai është dërguar në spital, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.06.2022, rreth orës 22:00, në lagjen ‘Haxhias’, Elbasan, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi H. H., 29 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.”- bën me dije policia e Elbasanit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe shkaqeve që çuan të riun në ndërmarrjen e këtij akti.