Vendosni fjalën kyçe....

Dalin notat e provimit të Matematikës, mbi 200 maturantë me notë ekselente


Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetore, ku ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë duket se ka rezultate më të mira.

Kështu, raportohet se 234 maturantë kanë marrë notën maksimale 10.

Në njoftimin e dhënë në portalin studentor, informohet se në total provimin e kanë bërë 29.829 maturantë, prej të cilëve 1729 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke ngelur.

“Në provimin e matematikës, të cilin e kryen në total 29829 maturantë. 1729 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88.“– thuhet në njoftim.

Qarku që thye rekord për notat më të larta është ai i Kukësit, ku mesatarja e qarkut është 9.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë dolën rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ku 29 731 maturantë që kanë kryer provimin, ngelën 383 prej tyre dhe vetëm 4 ishin ekselentë.

Kliko këtu për të parë notën