Vendosni fjalën kyçe....

Njëri nga të plagosurit i shpëtoi atentatit një vit më parë, njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt


46-vjeçari Ylli Brahimi është një nga të plagosurit të ndodhur në Milot së bashku me Klisman Precin.

I plagosuri një vit më parë i shpëtoi një tjetër atentati po në Milot.

Brahimi njihet si një nga personat më të afërt të Ervis Martinajt.

Brahimi është me precedentë të mëparshëm penalë pasi ka kryer vujtje dënimi në periudhën 2007-2012.

Vetëm 5 ditë më parë u vra Brilant Martinaj kushëriri i Ervis Martinajt në një atentat në Fushë Krujë. ku mbetën të vrarë edhe Diklent Vata e Besmir Hoxha.

Edhe Klisman Preçi i ka shpëtuar një atentati dy muaj më parë teksa ishte duke udhëtuar në makinë me kushëririn e tij Blerim Preç. Ata u qëlluan teksa makina e tyre e markës Mercedes Benz tip ML ishte në lëvizje në Lezhë dhe u gjendën në breshërinë e plumbave. I riu Blerim Preçi manovroi dhe doli nga rruga, lëvizje që e shpëtoi nga plumbat bashkë me kushëririn e tij.

Atentati ndaj Ylli Brahimit një vit më parë

Ylli Brahimi, ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë kur u sulmuan nga agresorët që ndodheshin në motor. 

Të dy shokët e Brahimit, kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër dhe drejt rrezes së plumbave të qëlluar nga njëri prej personave që ndodhej në motor. Policia e Laçit, tha në atë kohë se drejt Brahimit, u qëllua mbi 15 herë./ Hashtag.al

Video publikuar nga Ora News