Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Protesta e 7 korrikut e gjithë qytetarëve, të marrin në dorë fatin e fëmijëve të tyre


Kreu i PD-së Berisha ka thënë jashtë parlamentit se protesta e 7 korrikut kundër qeverisë Rama do jetë masive.

Ai tha se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se do protestohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër qeverisë e parlamentit.

“Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Protesta është e hapur për të gjithë shqiptarët në datën 7 korrik në orën 19:00 të mbrëmjes. Në Tiranë, në rrugët dhe sheshet e saj. Do protestohet ndaj qeverisë, parlamentin. Me vendosjen e monizimit, kushtetueshmëria e kësaj qeveria kë rënë në mënyrë përfundimtare. Do vendosim nëse do jetë protesta e vetme gjatë verës apo do ketë edhe të tjera. Kjo nuk është një protestë vetëm e PD-së por e gjithë qytetarëve dhe data duhet të kishte dakordësi me shoqërinë civile. Rama nuk është larguar deri tani me protesta por do largohet.” – tha Berisha.