Vendosni fjalën kyçe....

Media arabe: Organizata themeluar nga Clinton dhe Albright ndihmoi 37 gra afgane të shkonin në Shqipëri


“Al Arabiya”, media arabe shkruan se 37 gra afgane u ndihmuan nga organizata joqeveritare e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright për t’u evakuuar në Shqipëri.

Ato u transportuan me një avion privat, ndërsa kishin dy ditë prisnin në aeroportin e Kabulit.

Me lëndime në trup për shkak të situatës problematike në aeroport dhe pa asnjë valixhe me vete, gratë kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë.

Kjo është mundësuar nga “Vital Voices” e themeluar nga ish-sekretaret Amerikane të Shtetit Clinton dhe Albright.