Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i BE-së/ Rama: Duket se do marrim një tjetër “JO”, çfarë të bëj atje


Pak ditë para Samitit të BE-së që mbahet në datat 23 dhe 24 qershor, kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një tjetër “JO” për çeljen e negociatave.

Rama shprehet se BE është rrëmbyer nga Bullgaria e cila nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut duke bllokuar kështu edhe çeljen e negociatave për vendin tonë.

Kryeministri madje vë në dyshim pjesëmarrjen e tij apo jo atje, pasi pyet “Çfarë duhet të bëj atje?”.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër ‘Jo, më fal!’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë të bëj atje?!”- shkruan Rama.