Vendosni fjalën kyçe....

Makina e policisë përplas për vdekje kalimtarin në Korçë


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, ku një automjet policie përplasi një kalimtar. Qytetari i paidentifikuar ende nuk ka mundur dot t’i mbijetojë përplasjes.

“Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *