Vendosni fjalën kyçe....

Atentat me tritol në Vlorë, plagoset rëndë 33-vjeçari


Shpërthim i fuqishëm pranë ‘Sheshit të Flamurit’ në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë para pak çastesh. Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur pranë Sheshit të Flamurit.

Dyshohet se bëhet fjalë për një atentat ndaj një personi ndërsa shpërthimi ka ndodhur në lagjen ’10 Korriku’ në vijën e dytë të Lungomares, pranë një pallati.

Siç duket në pamjet video, një person ka mbetur i shtrirë në tokë dhe po ndihmohet nga kalimtarët e rastit. I plagosur rëndë nga shpërthimi ka mbetur një 33-vjeçar i identifikuar si Indrit Sadedinaj.

Njoftimi i policisë

“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen ‘10 Korriku’,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar  shtetasi I. S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

*Video Credit: Shqiptarja