Vendosni fjalën kyçe....

Berber-Taxi: Ideja e dy djemve që ofrojnë qethje në resortet luksoze të jugut


Dy djem me profesion berber kanë bërë një gjetje interesante për të ofruar shërbimin e tyre kudo.

Ata kanë krijuar një berberanë të lëvizshme në të cilën ofrojnë qethje edhe në resortet luksoze të jugut të Shqipërisë.

Me një fugon brenda të cilit kanë vendosur të gjitha pajisjet e nevojshme për të kryer punën e tyre këta dy djem zhvillojnë profesionin e tyre dhe ofrojnë shërbim për qindra pushues në jug të vendit.

Në faqen e tyre në rrjetet sociale shihen foto e video me klientë të ndryshëm që kanë marrë shërbimin.

Në foto shihet edhe Edi Rama me djalin e tij të vogël që kanë pozuar me berberanën e lëvizshme.