Vendosni fjalën kyçe....

Mediat italiane: Interi arrin marrëveshjen e huazimit me Chelsean për Lukakun


Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Interi ka arritur marrëveshje huazimi me Chelsea për ta rikthyer Romelo Lukaku në Inter, në një marrëveshje që përfshin 8 milionë euro plus bonuse. 

Sulmuesi qendror u largua nga kjo skuadër vitin e kaluar për 113 milionë euro, por menjëherë i kishte rënë pishman duke thënë në dhjetor të vitit të kaluar se do të dëshironte të kthehej në San Siro.

Nuk pritej që kjo të ndodhte kaq shpejt, por Interi është dashur ta kryejë këtë marrëveshje deri më 30 qershor në mënyrë që të këtë përfitime nga lirimi i taksave për pagën e tij.

Bonuset janë të lidhura me objektivat e klubit jo me lojtarin, kështu që ato do të aktivizohen nëse Interi e fiton Scudetton, Ligën e Kampionëve apo Europa Ligën deri në 4-5 milionë euro.

Ato nuk janë të lidhura me arritjet e lojtarit, kështu që sado gola të shënoi apo sado paraqitje të këtë Lukaku ato do të jenë irelevante për pagesën.

Nuk do të këtë opsion për blerje, as detyrim, kështu që do të jetë një huazim pa detyrime.

Lukaku po ashtu ka pranuar një pagë shumë më të ulët në mënyrë që të transferohet në Inter.

Sipas FCInterNews.it, belgu do bëjë testet e tij mjekësore në Itali më së largu të premten.

Lajmi ka ardhur disa orë pasi që Interi zyrtarizoi zgjatjen e kontratës së Simone Inzaghi deri në qershorin e vitit 2024.

Për kuriozitet, Lukaku menjëherë e “pëlqeu” postimin në Instagram, duke dëshmuar kështu këmbënguljen e tij për t’u kthyer në Serie A.

Sky Sport Italia po ashtu ka raportuar që avokati Sebastien Ledure, i cili punon me Lukaku për t’i finalizuar marrëveshje, ka arritur këtë mëngjes në zyrat qendrore të klubit ku ka qenë i fshehur në ulëset e prapme të makinës së CEO-së së Interit, Beppe Marotta.