Vendosni fjalën kyçe....

Meta falenderon shqiptarët që morën pjesë në manifestim: Dje hodhëm hapin e parë


Një ditë pas manifestimit ku mijëra shqiptarë morën pjesë, presidenti i vendit Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga fjalimi i tij.

Meta falenderon të gjithë ata që morën pjesë në protestë, të cilën e quan si hapin e parë për t’i kthyer sovranitetin popullit.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.”- shkruan Meta.


Si rrallëherë, manifestimi i djeshëm nuk u shoqërua me incidente, përkundrazi. Protestuesit shkuan me lule mimoza në duar ashtu siç pati deklaruar presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *