Vendosni fjalën kyçe....

Ish-sulmuesi i Barcelonës dënohet për evazion fiskal, i shpëton burgut duke paguar gjobën e majme


Sulmuesi i njohur dhe ish agjenti i tij i janë shmangur burgimit pas akuzave nga Gjykata Penale në Barcelonë.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o i ka shpëtuar një dënimi me burg por është dënuar me kusht për 22 muaj.

Ish lojtari i Kamerunit është shpallur fajtor për shkelje tatimore në Gjykatën Penale të Barcelonës, në shumën prej 3.9 milionë eurove, në lidhje me dështimin për të deklaruar të ardhurat nga të drejtat e tij të imazhit në vitet 2006 dhe 2009.

Eto’o është urdhëruar që të paguajë këtë shumë në katër gjoba, shumë rreth 1.8 milion euro për t’ju shmangur një dënimi të menjëhershëm me burg, pjesërisht për shkak të historisë së tij të pastër dhe për shkak se ai ka kthyer disa prej parave të cilat i ka fituar me mashtrim.

Ish sulmuesi, fituesi i katërfishtë i Ligës së Kampionëve me tre klube, i cili pati karrierë të bujshme në Spanjë, Itali, Angli dhe Turqi – i ka pranuar akuzat teksa ka thënë se ai ka qenë i mashtruar nga ish këshilltari i tij, Jose Maria Mesalles, kundër të cilit ka ushtruar një padi të ndarë.

Eto’o pretendon që keqmenaxhimi i financave të tij – erdhi pasi që lojtari i shiti të drejtat e imazhit gjigantit sportive Puma dhe Barcelonës, e ku ato nuk u deklaruan duke përdorur dy kompani të jashtme në Hungari dhe Spanjë – e ku erdhi me nxitjen e kësaj të fundit, për personin që më parë lojtari e kishte përshkruar si “figurë babai”.

“I njoh faktet dhe do të paguaj, por e bëj të ditur që atëherë kam qenë fëmijë dhe gjithmonë kam bërë çfarë me ka thënë babai”, tha 41 vjeçari në deklaratën e tij që e transmetoi Sport.