Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli: Berisha e sheh PD-në si projekt individual, selia blu shihet si klubi i miqve të tij


Anëtari i PD-së Fatbardh Kadilli ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kreu i partisë Berisha ka projekt individual dhe e sheh PD-në si vijim të këtij projekti.

Një nga kritikët e zëshëm të ish-kreut Basha e kreut Berisha Kadilli tha se PD-ja shihet sot si klubi i miqve të Berishës e nuk duhet të jetë e tillë.

Po kështu ai theksoi se pala tjetër që e kundështon Berishën në PD po bën një politikë burokratike.

“Berisha ka projekt individual dhe e sheh partinë si një vazhdim të të projektit të tij individual. Partia shihet si klubi i miqve të Berishës, partia nuk mund të jetë e tillë. As dashamirës të projektit të Berishës dhe pas situatës së izolimit të tij është e pamundur që ky të kthehet në një projekt që kapërcen vetveten. Grupi i deputetëve rezistent bën një politikë burokratike në parlament. Përballë një politike të vjetër të Berishës dhe përballë një jo politike pjesa tjetër, demokratët zgjedhin atë politikën që janë mësuar përherë. Të jesh alternativë duhet të propozosh diçka të re.” – tha Kadilli.