Vendosni fjalën kyçe....

Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ-së thotë se vendit i mungojnë 184 gjyqtarë


Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami ka mbrojtur projekin për hartën e re gjyqësore në vend.

Gjatë prezantimit para deputetëve, ajo tha se shkak për këtë është mungesa e një numri të lartë gjyqtarësh duke qenë se janë vetëm 224 të tillë nga 408 që duhet të jenë.

Harta e re gjyqësore parashikon shkrirjen e nëntë gjykatave të Shkallës së Parë, shkrirjen e disa Gjykatave Administrative apo të Apelit.

Ditën e djeshme Dhoma e Avokatëve nisi një grevë deri të premten për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Sipas saj, kjo reformë cenon rëndë qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtëisë dhe rrit shpenzimet e tyre jashtë mase.

Ndërkohë disa prej avokatëve e kanë thyer grevën sot e kanë marrë pjesë në seanca. Ata kanë deklaruar se pavarësisht shqetësimit të drejtë, greva nuk është rruga e duhur duke këshilluar shkuarjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne arritëm në përfundim për hartën e re gjyqësore dhe pas tryezës së rrumbullakët. Ata që kanë punë me gjykatat e dinë se disa gjykatat ishin me 4 gjyqtarë, që nuk kapnin kriterin ligjor. Edhe ato me 5 nuk e kapnin se duhen 7 gjyqtarë në Shkallën e Parë. Ligji thonte që përveç këtij kriteri duhet të mbajë parayssh edhe indikatorët. Shqetësimi për gjykatën e Apelit Administrativ e kemi të gjithë. Kemi kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve. Që kur filloi ligji për implementimin tregoi se u kalua një çështje që nuk ishte e kësaj gjykate. Po të shohim statistikat e Tiranës që është më e madhja, është një nga gjykatat më efektive. Sa i përket angazhimit të stafit administrativ, kemi angazhuar shumë. Pra sekretarët gjyqësorë të ndihmojnë gjyqtarët për çështje të thjeshta si urdhra ekzekutimi, kthim padie etj. Nëse kemi këtë lloj ritmi, jemi 224 gjyqtarë në sistem nga 408 që duhet të kishim dhe punojnë me ritme prej mbështetjes që ka dhënë Kuvendi.” – tha Llagami.