Vendosni fjalën kyçe....

Rënia e ashensorit në Tiranë, policia: U tejkalua kapaciteti


Një çift bashkëshortësh janë lënduar nga rënia e një ashensori në një pallat në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Aleksandri i Madh’ ku ashënsori ra nga kati i pestë në katin zero.

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit duke qenë se në ashensor kishin hipur 5 persona nga kapaciteti i lejuar prej 2-3 personash.

Në njoftim thuhet gjithashtu se nga personat e lënduar, dy kanë marrë mjekim në spital e janë larguar për në banesë, ndërsa tre të tjerët nuk kanë pasur dëmtime.

Njoftimi

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.”