Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina e quan politikën e Gjermanisë një “turp”


Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrey Melnik, të dielën kritikoi mungesën e furnizimit me armë të rënda nga Berlini për të mbështetur Kievin në luftën e tij kundër Moskës.

Sipas RT-së, ai i akuzoi autoritetet gjermane për refuzimin e furnizimit me pajisje “të vjetra” për vendin.

“Qeveria gjermane në mënyrë cinike refuzon të na furnizojë edhe me tanke të vjetra Leopard-1 dhe Marder IFV.”- tha Melnik në një postim në mediat sociale, duke e quajtur një sjellje të tillë një “turp që do të hynte në histori”.

Vërejtjet erdhën një ditë pasi kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, vizitoi Gjermaninë, me sa duket për të marrë mbështetjen për dërgesat e armëve të rënda. Duke folur përpara një takimi me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht të premten, Stefanchuk tha se “furnizimi i shpejtë i pajisjeve më moderne në Ukrainë” do të ndihmonte për të afruar “fitoren e përbashkët” mbi Rusinë.

“Nuk e përjashtoj marrjen e nëndetëseve nga Gjermania, sepse ne jemi gati të bëhemi kufiri lindor i mbrojtjes për të gjithë Evropën.”– tha Stefanchuk. Më vonë gjatë ditës, ai përsëriti pritshmëritë e Kievit që Gjermania t’i siguronte automjete të blinduara Marder dhe tanke Leopard, të cilat Dmitry Kuleba, kryediplomati i Ukrainës, i përshkroi muajin e kaluar si “ëndrra” e Kievit.

Melnik ka sulmuar vazhdimisht udhëheqjen gjermane për mungesën e supozuar të mbështetjes nga Berlini për Ukrainën në konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë. Ai gjithashtu nisi një sulm të ashpër personal ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz lidhur me refuzimin e tij për të vizituar Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën.