Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi ndalon ekipet në terren të bëjnë foto e video nga Sazani në flakë


Ministri i Mbrojtjes Peleshi ka urdhëruar policët, ushtarët e zjarrfikësit që po luftojnë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit që të mos bëjnë asnjë foto apo video që mund të shpërndahet më pas në media, shkruan Shqiptarja, duke cituar burime të paidentifikuara.

Ndërkohë në ishull nuk lejohet të futet asnjë turist për shkak se në të ndodhen municione e kjo mund të rrezikojë jetën e tyre.

Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë nga turistë që shkojnë në ishull e që ndezin zjarre për të gatuar.

Prej mesditës së djeshme flakët masive kanë përfshirë ishullin duke shkaktuar dëme të shumta.

Ndërsa siç është shfaqur në video të ndryshme, ekipet në terren jo vetëm që nuk kanë qenë të pajisura me mjete të specializuara për shuarjen e flakëve po nuk kanë pasur as mjetet e nevojshme mbrojtëse.