Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përfshin Sazanin, flakët jashtë kontrollit, ekipet në terren ‘të armatosura’ me shkurre e lopata (Foto/Video)


Zjarri ka përfshirë ishullin e Sazanit që prej mesditës së sotme duke shkaktuar dëme të shumta.

Flakët kanë përpirë gjithçka kanë gjetur në rrugën e tyre ndërsa nuk janë vënë ende nën kontroll.

Pas rënies së zjarrit në vend kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe punonjësit e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura si dhe zjarrfikësit e Vlorës, të cilat janë përpjekur t’i shuajnë flakët duke përdorur mjete rrethanore si shkurret apo lopatat e kazma.

Siç duket nga videot, forcave të ushtrisë u mungojnë jo vetëm mjetet e specializuara për vënien nën kontroll të flakëve po edhe mjetet për të mbrojtur veten nga flakët e tymi.