Vendosni fjalën kyçe....

U dogj në orët e para të mëngjesit me gjithë dokumente, prokuroria vë në sekuestro zyrën e noterit të arrestuar në Sarandë


Prokuroria e Sarandës ka vendosur nën sekuestro zyrën e noterit Aleko Anagnosti, së cilës iu vu zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lagjen 1 të qytetit bregdetar.

Anagnosti u arrestua pesë ditë më parë pasi akuzohet si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në Sarandë.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 10 mijë metra katrorë ku deri tani sipas prokurorisë janë përfshirë mbi 10 persona, zyrtarë, biznesmenë e qytetarë.