Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy grave në Himarë, njëra godet tjetën me gurë dhe e plagos në kokë


Dy gra janë konfliktuar me njëra-tjetrën në Himarë, njëra prej të cilave ka mbetur e plagosur pas përplasjes mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tërbaç, ku sipas policisë, shtetasja me inicialet M. B. e ka goditur me gurë shtetasen me inicialet V. B., e cila është dëmtuar në kokë.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen M. B., banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, për veprën penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’, pasi ka kallëzuar shtetasja V. B., 41 vjeçe, banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, se shtetasja M. B. e ka goditur me gurë dhe për pasojë e ka dëmtuar në kokë.”- bën me dije policia.