Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu mbledh Komitetin e Ekspertëve, rekomandon vaksinën kundër lisë së majmunit


Komiteti i Ekspertëve u ka rekomanduar punonjësve të shëndetësisë në vend që të bëjnë vaksinën kundër lisë së majmunit.

Gjatë një takimi sot, të thirrur nga ministrja Manastirliu, u deklaruar se Instituti i i Shëndetit Publik ka nisur planin e masave kundër sëmundjes.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi. Sa i përket kontakteve të afërta të rasteve, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë. Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% përsa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje.” – tha Manastirliu.