Vendosni fjalën kyçe....

Rangnick braktis Manchester United pas periudhës katastrofike në ‘Old Trafford’


Tajneri gjerman Ralf Rangnick nuk do e marrë rolin e tij si këshilltar të rënë dakord më parë te Manchester United pas emërimit të Erik ten Hag si menaxher i përhershëm, ka njoftuar klubi në një deklaratë.

Trajneri gjerman Rangnick u transferua në klub në fund të vitit të kaluar për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer pas një periudhe të zgjatur me rezultate të dobëta, por nuk ishte në gjendje të ndalonte rënien e formës që la ish-kampionët e shumëfishtë të Anglisë jashtë Ligës së Kampionëve.

Më parë u njoftua se Rangnick do të merrte rolin e menaxherit të kombëtares austriake, por fillimisht kjo do të shkonte njëkohësisht me përgjegjësitë e tij në ‘Old Trafford’, megjithatë 63-vjeçari ka vendosur të përqendrohet i gjithi në Austri.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Ralf Rangnick për përpjekjet e tij si trajner i përkohshëm gjatë gjashtë muajve të fundit.” – thuhet në një deklaratë nga Manchester United.

“Me marrëveshje të ndërsjellë, Ralf tani do të pëqendrohet vetëm në rolin e tij të ri si trajner i kombëtares së Austrisë dhe për këtë arsye nuk do marrë një rol këshilltari në ‘Old Trafford’.

“Dëshirojmë t’i urojmë Ralfit fat më të mirë në këtë kapitull tjetër të karrierës së tij.”

Mbretërimi i Rangnick në ‘Old Trafford‘ e pa atë të fitonte vetëm 38% të ndeshjeve të tij, përqindja më e ulët e fitoreve e çdo drejtuesi të klubit në Premier League dhe më e keqja në 50 vitet e fundit.

Ai mbërriti në Manchester United vetëm disa muaj pasi nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën ruse Lokomotiv Moscoë, ku u emërua si menaxher i sportit dhe zhvillimit të klubit.