Vendosni fjalën kyçe....

Rama ofendon qytetarët: Ata qorrat që i shkojnë Lulit mbrapa


Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Lushnjë, ka ofenduar qytetarët që më 16 shkurt kanë protestuar kundër tij para kryeministrisë, duke i quajtur ata “qorra”.

“Ata qorra që i binin me kokë murit të Kryeministrisë, që të nxitur nga qorrat që s’kanë çfarë t’i bëjnë murit të Kryeministrisë, i kanë rënë këmbëve ekonomisë duke e penguar të ecë ashtu siç duhet, por kanë çuar mesazh të keq jashtë vendit. I kanë dhëne mesazhin, mos hajdeni në Shqipëri të investoni sepse këtu njerëzit i bien murit me kokë. Lulit i shkoni mbrapa? (Qesh). Ata që shkojnë mbrapa Lulit, se Luli shkon mbrapa Monikës. Këtu në Lushnjë është për të thënë që: ‘O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës’. Dhe kush flet për blerjen e votave?
Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi”, tha Rama pa u menduar gjatë se kështu po ofendonte një pjesë të madhe të qytetarëve që më 16 shkurt dolën të protestonin kundër taksave të larta, kundër krimit e korrupsionit në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *