Vendosni fjalën kyçe....

Çmenduria e tifozëve të Liverpulit për të shkuar në finalen e Parisit pas anulimit të fluturimeve, marrin gomone me qira (Video)


Një grup i përkushtuar tifozësh të Liverpool-it morën me qira një gomonne në një ‘vrap’ të çmendur për të shkuar në Paris për finalen e Ligës së Kampionëve pasi fluturimi i tyre me EasyJet u anulua.

Ndërkohë, i pakënaqur me disa nga çmimet zhvatëse të biletave të ofruara nga kompanitë e udhëtimit, YouTuberi Simon Wilson shpenzoi 5000 stërlina për të marrë me qira një autobus të madh për të çuar tifozët në kryeqytetin francez, duke i kërkuar secilit tifoz vetëm 1 stërlinë për të hipur në bord.

Por jo të gjithë ishin aq me fat sa qindra tifozë të tjerë të Liverpool-it duke qenë se një pjesë e madhe kanë ngecur në Angli pas anulimit të fluturimeve të kompanisë Easy Jet.

Tifozët që kanë arritur tashmë në Paris po bëjnë çmos për ta kthyer në të kuqe kryeqytetin francez me flakët që kanë ndezur në Kullën Eifel dhe mijëra të mbushur tashmë. Finalja e Ligës së Kampionëve Liverpool-Real Madrid luhet mbrëmjen e sotme në Paris.