Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Fushë Arrëz, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat, i zuri korrenti


Një tragjedi ka ndodhur në Fushë Arrëz ku kanë humbur jetën nëna e dy vajzat e saj.

Tre anëtarët e së njëjtës familje dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishin duke u larë në dush.

Njëra nga vajzat ka qenë duke u larë në dush e pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ka thirrur për ndihmë.

E motra që ka shkuar menjëherë ka ndërruar jetë gjithashtu duke u përpjekur ta ndihmojë e më pas edhe nëna e dy vajzave.

Viktimat janë identifikuar si 19-vjeçarja Sidorela Kola, 16-vjeçarja Emiljana Kola dhe nëna e vajzave, 42-vjeçarja Prendushe Kola.

Njoftimi

“Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.  Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”