Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania mund të riaktivizojë termocentralet e qymyrit


Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck thuhet se do zbulojë një dekret urgjent që lejon qeverinë federale të rikthejë objektet me qymyr dhe naftë në rast të mungesës së gazit.

Plani, i cili pritet të shpallet sw shpejti, synon të zvogëlojë rreziqet e mungesës së mundshme të gazit nëse ndalohen furnizimet nga Rusia, raporton Bloomberg duke cituar legjislacionin e propozuar.

“Kjo kërkesë për prodhim shtesë të energjisë me qymyr ndodh vetëm kur ka mungesë të gazit, ose nëse ekziston kërcënimi i mungesës së gazit dhe konsumi i gazit në prodhimin e energjisë duhet të pakësohet.” – thuhet në projektligjin e parë nga agjencia.

Gjermania ka gati gjashtë gigavat objekte që tani janë pjesë e një rezerve kombëtare, shumë prej të cilave supozohej të mbylleshin deri në vitin 2030 si pjesë e programit të heqjes së qymyrit.

“Ne duhet të përfundojmë heqjen e qymyrit në Gjermani deri në vitin 2030. Kjo është më e rëndësishme se kurrë në krizën e tanishme.” – sipas dekretit.

Megjithatë, më vonë thuhet, ‘rrugës për atje, ne duhet të forcojmë masat tona paraprake dhe t’i mbajmë termocentralet me qymyr në rezerva për një kohë më të gjatë në planin afatshkurtër’.

Plani i emergjencës do lejojë Berlinin të aktivizojë objektet e qymyrit pa miratimin e parlamentit për deri në gjashtë muaj. Impiantet do të jenë tashmë pjesë e rezervës deri më 31 mars 2024.