Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja pak para futjes në stadium, policia shtrin përtokë tifozin holandez, dhjetëra të tjerë vërsulen ta ndihmojnë (Video)


 

Një përplasje ka ndodhur mes tfozëve të Feyenoord-it e policisë, teksa kjo e fundit kishte shtrirë përtokë një tifoz holandez.

Dhjetëra tifozë u afruan pranë shokut të tyre duke u përpjekur që ta lirojnë nga policia ndërsa dhjetëra efektivë u shtynë për dissa caste me grupin e tifozëve.

E gjitha ndodhi teksa tifozët i janë drejtuar stadiumit ‘Air Albania’ për finalen e Conference League Roma-Feyenoord.

Ditën e djeshme ka pasur disa përplasje të ashpra në kryeqytet ku dhjetëra efektivë policie kanë mbetur të lënduar pasi janë goditur me sende të ndryshme nga tifozët, më së shumti ata holandezë.

*Video Credit: BW