Vendosni fjalën kyçe....

Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali


Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me bashkatdhetarët e zonës së Desia në Itali, ku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon mbi problematikat e tyre dhe sidomos për propozimin e PD për votën e diasporës.

Basha e ka bërë të ditur këtë takim nëpërmjet një video ku fton qytetarët ti bashkohen në këtë takim.

‘Ftesë bashkatdhetarëve tanë të takohemi dhe bashkëbisedojmë nesër në orën 18:00 në Euro Taverno Desio – Via Lavoratori Autobianchi Nr 1, Desio.’– shkruan Basha.