Vendosni fjalën kyçe....

Sot zhvillohen primaret në Partinë Demokratike


Në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike, e para e këtij lloji në politikën shqiptare. 

Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Në selinë qendrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.

Është publikuar edhe modeli i fletës së votimit në këto primare, ku votuesit duhet të zgjedhin një midis kandidatëve.