Vendosni fjalën kyçe....

“Nga gushti lufta do marrë kthesë në favorin tonë, do hyjmë edhe në Krime” – Shefi ukrainas i Inteligjencës


Ushtria ukrainase do e kthejë valën në konfliktin me Rusinë dhe do të hyjë në Krime deri në fund të vitit, tha Kirill Budanov, kreu i inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës.

Gjendja në fushën e betejës do ndryshojë në favor të Kievit nga gushti, kur armët që po furnizohen nga Perëndimi do të arrijnë te njësitë ukrainase, tha Budanov për gazetën Ukrainskaya Pravda.

“Kjo është ajo që do të sjellë kthesën sepse tani ne kemi mungesë katastrofike për armë të rënda.” – tha ai.

“Rusia ka 12 muaj burime për të zhvilluar një luftë në shkallë të gjerë dhe pas kësaj konflikti midis Kievit dhe Moskës do përfundojë me kthimin e territoreve tona të pushtuara.” – pohoi shefi i inteligjencës.

I pyetur nëse ato ‘territore të pushtuara’ përfshinin Krimenë, e cila me shumicë dërrmuese votoi për ndarjen me Ukrainën dhe bashkimin me Rusinë në një referendum të vitit 2014, Budanov u përgjigj duke thënë se ‘deri në fund të vitit, ne duhet të paktën të hyjmë në territorin e Krimesë’.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu, i cili gjithashtu, ndau parashikime krejtësisht të ndryshme për atë që do të ndodhë në terren në Ukrainë.

“Pavarësisht ndihmës ushtarake në shkallë të gjerë nga Perëndimi për regjimin e Kievit dhe presionit sanksionues ndaj Rusisë, ne do të vazhdojmë me operacionin ushtarak special derisa të përmbushen të gjitha qëllimet e tij.” – tha ai.