Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja tërhiqet nga Afganistani, Trump njofton largimin e trupave para fundit të vitit


Presidenti amerikan Trump ka thënë sot se trupat e mbetura amerikane në Afganistan do kthehen në shtëpi para fundit të vitit.

“Ne duhet t’i kthejmë në shtëpi deri në Krishtlindje numrin e vogël të burrave e grave tona trima që shërbejnë në Afganistan!” – shkroi Trump në Tëitter, saktësisht 19 vjet pas ditës së ndërhyrjes së SHBA-së në Afganistan.

Megjithatë sugjerimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë është në kundërshtim me kalendarin e përcaktuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, i cili pak orë më parë i tha një auditori në Las Vegas, se administrata do të mbajë rreth 2,500 ushtarë në Afganistan në fillim të vitit 2021.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me Talibanët më herët këtë vit, SHBA-ja ka rënë dakord për një tërheqje të plotë të trupave luftarake deri në pranverën e vitit 2021, ndërsa qeveria afgane punon drejt një armëpushimi afatgjatë me grupin militant.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *