Vendosni fjalën kyçe....

Ali Ahmeti takon Richard Grenell: Vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do të sillte paqen në rajon


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar me ish-emisarin amerikan, Richard Grenell, në Shkup. Ahmeti tha se me të foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe se erdhën në përfundim se vetëm njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqen në rajon.

Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Trump për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës. Në takim diskutuam për zhvillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkërisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, shkruan Ahmeti.

Gjithashtu, Ahmeti tha se me të folën edhe për procesin në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht.