Vendosni fjalën kyçe....

SHBA mbështet Kosovën por këmbëngul për Asociacionin, O’Brien takim me Kurtin


Ndihmës Sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të DASH, James O’Brien, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Përmes një postimi në platformën “X”, O’Brien ka bërë të ditur se me Kurtin ka biseduar për hapat pozitivë të nevojshëm që duhet të ndërmerren nga Kosova.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, shkroi O’Brien në “X”.