Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i dy ish-ministrave të PS-së/ McAllister: Zhvillime spektakolare, tregon se autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar


Kreu i delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister i cili ndodhet në Tiranë, u pyet nga gazetarët me arrestimet e zyrtarëve të lartë, mes të cilëve dy ish-ministrave socialistë, Saimir Tahiri dhe Lefter Koka.

Sipas McAllister, këto zhvillime tregojnë se autoritetet shqiptare e kanë marrë seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Madje i konsideroi zhvillime spektakolare.

“Kjo tregon që autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e këto kanë qenë zhvillime spektakolare e na tregon që policia, autoritetet ligjore, prokurorët të gjithë janë të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

E dua t’i inkurajoj të gjithë, ata që kanë përgjegjësi në Shqipëri për këtë punë që të vijojnë me këtë qëndrim kaq të rëndësishëm dhe të fortë kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, apo dhe çështjesh të tjera si këto. E ky ka qenë dhe mesazhi që u dhamë sot për ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Drejtësisë, të dy ministrave.”– tha McAllister në konferencën me gazetarët.