Vendosni fjalën kyçe....

Misioni i BE-së vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Pozitive, përjashtuar komunat me shumicë serbe


Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian i ka vlerësuar në përgjithësi pozitive zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, me përjashtim të komunave me shumicë serbe.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media, tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Sipas tij pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave me shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar.

“E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës, madje ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistëve të tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në gara për kryetarë të komunave, financimi i fushatës nuk ishte transparentë.”– tha Mandl, citon REL.

Ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e BE-së, kanë vizituar 400 vendvotime në nivel vendi, duke shtuar se votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë përkundër disa shqetësimeve të vërejtura në një numër rasteve, siç ishte votimi me asistencë dhe votimi me dokumente të identifikimit me afat të skaduar.